Olta Gixhari rrëfehet pse mbështet Grida Dumën
Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer arsyen perse ka vendosur të mbështesë kandidaten e PD në garë për Durrësin, Grida Duma.

Nuk ndodh shpesh që një artiste të bëhet mbështetëse e një politikaneje, ndërsa gjatë një interviste të dhënë në "Panorama Plus" ajo ka zbuluar arsyen.

Ka bërë përshtypje një stutus i yti në rrjetet sociale ku shkruaje: "Grida Duma, unë kthehem në Durrës nëse ti fiton". Pse kjo simpati për Gridën?

"E preferoj si politikane. E kam ndjekur nonstop në daljen dhe aktivitetin e saj publik. Energjia që ka dhe transmeton, dëshira për të bërë gjëra të bukura më pëlqen. Është kjo arsyeja pse unë e mbështes në këtë garë për Bashkinë e Durrësit". /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2015, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori