Prej rreth 5 muajsh
Olta Boka po shijon ndjesinë më të bukur në botë, atë të qenurit nënë, prej se kur solli në jetë Gaian.
Këngëtarja nuk i kursen fotot e videot me të voglën e saj dhe
sigurisht ndan këshilla me ndjekëset e saj
nëna, ose që do bëhen
nëna, por
sigurisht duke ruajtur me fanatizëm privatësinë.
Mirëpo, një incident ka ndodhur ditën e sotme pasi
Olta pa dashje ka publikuar një video të Gaias në Instastory. Ajo ka treguar se po bisedonte me kushërirat e saj dhe pa vetëdije e ka hedhur në këtë rrjet social videon.
Shumë e penduar nga ky veprim, ajo ka kërkuar që personat të cilët e kanë parë dhe gazetarët mos ta përdorin këtë moment që e cilëson “delikat”.
“Ishte një gabim trashanik që s’ia fal vetes, për sa kohë që kam vendosur mos ta nxjerrë vajzën në rrjetet sociale.”- ka shkruar ndër të tjera
Olta.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 21:53