Olta Boka kendon shqip ne Beograd, kalon ne finale
Albeu.com
23:23 - Shqiperia eshte rradhitur e treta ne listen e finalisteve te Eurovision 2008 ndersa Maqedonia eliminohet. Ja lista e 10 finalisteve ... Ja shtetet qe kane kaluar ne finale:

Ukraina
Kroacia
Shqiperia
Islanda
Gjeorgjia
Danimarka
Suedia
Letonia
Turqia
Portugalia

Finalja do te mbahet te shtunen ne ora 20:45.

Shqipëria ka hyrë në natën finale në konkursin e këngës “Eurovizion 2008”. Vetëm pak minuta më parë është përmendur emri i Shqipërisë si vendi i cili do të konkurojë në natën finale me këngën “Zemrën lamë peng”. Kenga e kënduar në shqip nga Olta Boka tashmë renditet në këngët më të mira të Eurovizionit duke i dhënë një mundësi për të konkuruar në natën ku pritet të dalë edhe fituesi i këngës më të mirë europiane.

E veshur me kostum të zi me dekor kombëtar Olta Boka ka kënduar shqip në sallën e "Eurovizionit" në Beograd. E shoqëruar nga banda muzikore, Olta Boka ka përballuar konkurimin dhe ka ngjallur emocione në "Eurovizion" duke gjetur mbështetjen e shumë shqiptarëve dhe spektatorëve të huaj. Shqipëria e përfaqësuar me këngën “Zemrën lamë peng” ka kënduar e gjashta në rradhë, pas Lituanisë.
Kjo është hera e parë që një këngë shqiptare këndohet tërësisht në gjuhën shqipe.
Në videoklipin prezantues të Shqiperisë një grup balerinësh të veshur me kostum të kuq kanë kërcyer mbi tapetin me shqiponjën e flamurit tingujt tradicionalë të valleve shqiptare. Në përfundim të këngës Boka ka përshëndetur publikun në shqip dhe në anglisht. “Faleminderit” dhe “Thank you very much” kanë qënë fjalët e këngëtares drejtuar publikut në sallë pas përfundimit të këngës. Gjithashtu në sallën e “Eurovizionit” janë dalluar flamuj shqiptarë të cilët mbështesnin këngëtaren Olta Boka.



Ja shtetet qe kane kaluar ne finale:

Ukraina
Kroacia
Shqiperia
Islanda
Gjeorgjia
Danimarka
Suedia
Letonia
Turqia
Portugalia
Shtuar më 23/05/2008, ora 05:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori