Olldashi:Do të mbështes Nanon si president; së shpejti kandidati për Tiranën!
Albeu.com
Ministri i Mbrojtjes Sokol Olldashi ka rikthyer sërish debatet mbi zgjedhjen e ish kryeministrit Fatos Nano si president i ardhshëm dhe mbështetjen e kësaj kandidaturë nga mazhoranca.I ftuar në një emision televiziv ai ka pranuar se nëse partitë opozitare do të paraqesin si kandidaturë për president zotin Nano, atëherë vota e tij do të jetë pro. Olldashi ka nguruar të shpreh një qëndrim të partiºsë së tij në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se deklarata e tij ishtë vetëm një mendim personal që nuk pëqrfaqësontë PD’në. Ministri i Mbrojtjes ritheksoi edhe një herë se mazhoranca me 84 votat që zotëron ka mundësinë të zgjedh cilindo kandidat që ajo do të propozonte. Olldashi nuk harroi të kundërpërgjigjet edhe duelit që zoti Rama I bëri liderit të mazhorancës për të kandiduar në postin e bashkisë së Kryeqytetit. Ai tha se mazhoranca ka përgatitur një listë emrash për këtë postë dhe se së shpejti do të dal me kandidaturë konkrete.
Shtuar më 30/09/2006, ora 16:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori