Olldashi: Tri rruget e reja shqiptare – 650 milione euro
Albeu.com
Ministri shqiptar i Punëve Publike, Sokol Olldashi zbuloi në një intervistë për Top Channel faturën e tri projekteve të mëdha rrugore, autostradës Tiranë-Elbasan, Rrugës së Arbrit dhe boshtit të jugut, të përcaktuara nga qeveria si prioritet absolut të buxhetit në tre vjetët e ardhshëm.
“Në total tre rrugët pritet të shkojnë 650 milionë euro. E rëndësishme është se do fillojnë këtë vit dhe pritet që 24 muaj më vonë të kenë përfunduar”, deklaroi Olldashi.
Kreu i Transporteve shpjegoi edhe skemën se si qeveria pret t’i sigurojë fondet për ndërtimin e tyre, të cilat në një pjesë të mirë do të varen nga donatorët.
“Ne kemi marrëdhënie të mira me institucionet financiare, si BERZH, por edhe fonde të zhvillimit që vijnë nga Azia, si fondi kuvajtian apo japonez. Kemi negociata në vazhdim dhe fondet janë të realizueshme”, ka sqaruar Olldashi.
Rruga Durrës-Kukës do të vazhdoje edhe këtë vit të marre fonde nga buxheti, te cilat pritet të jenë rreth 30 milionë euro, si faturë për riparimin e shembjes së tunelit.
“Sigurisht, ajo është shumë më e vogël nga sa kanë dhënë personazhet publik të anti-rrugës. Është shumë më pak se qindra milionë”, ka shtuar Olldashi.

Në buxhetin e shtetit të këtij viti, investimet në infrastrukture janë parashikuar 35 miliardë lekë, të cilat sipas ministrit Olldashi, veç rrugëve do të financojnë edhe ndërtimin e një numri të madh ujësjellësve, por edhe projekteve të tjera publike.
Shtuar më 25/02/2010, ora 14:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori