Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Olldashi: Tirana me një plan të ri regullues
Pëlqej
Tirana do ketë një plan të përgjithshëm rregullues ndryshe nga ai që ka vendosur Bashkia e kryeqytetit. Pohimi vjen nga Ministri i Punëve Publike, dhe Transportit Sokol Olldashi sipas të cilit në projekt planin ekzistues për kryeqytetin nuk janë zbatuar standartet e kërkuara.

Deklaratën kreu i transportit Olldashi e bëri gjatë prezantimit të planit për zhvillimin e bregdetit të jugut.

Ministri Olldashi e cilësoi planin e zhvillimit të bregdetit të jugut si planin më të suksesshëm të hartuar dhe që së shpejti do vihet në zbatim, ndërsa theksoi se ky është modeli që donim ta shihnim në të gjithë Shqipërinë.

Ky aktivitet u mbajt në kuadër të Panairit të librit Tirana 2010, ku shtëpia botuese “Mediaprint” prezantoi volumin me dy vëllime “Studim mbi të ardhmen e jugut të Shqipërisë”.
Shtuar më 13/11/2010, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori