Olldashi: Rama kërkon të mbrojë pallatet, jo gjelbërimin
Ministri Solol Olldashi ka reaguar sot në lidhje me projektin e Unazës së Madhe të kryeqytetit duke i cilësuar deklaratët e Bashkisë së Tiranës si politike dhe jo infrastrukturore. Në një konferencë për shtyp ministri Olldashi ka theksuar se qeveria nuk mund të mbajë peng projektin e qeverisë për Unazën e Madhe që është aq e domosdoshme për kryeqytetin për interesat individuale të kreut të bashkisë Edi Rama.

“Pas tentativave të shumta me Bashkinë e Tiranës ne kemi nisur punimet për Unazën e Madhe të kryeqytetit dhe punimet kanë nisur me ndërtimin e lotit nga fundi i rrugës së Komunës së Parisit deri tek rruga e Elbasanit” theksoi Olldashi.

“Ne kemi bërë çdo përpjekje për të mbrojtur Kopshtin Botanik dhe jemi në kontakt me autoritet shkencore të Kopshtit për të shmangur edhe metrin e fundit të gjelbëeirmit që do të prekej nga unaza” theksoi më tej Olldashi. Ai gjithashtu theksoi se nuk ka asnjë ndryshim nga projekti i Bashkisë së Tiranës bashkia në gjurmë dhe çdo deklaratë tjetër është spekulative.

“Unaza duhet të kalonte tek Kopshti Botanik. Nuk i kemi hyrë Kopshtit mes për med por kemi prekur minimumin e gjelbër të Kopshtit Botanik” theksoi Olldashi duke theksuar se ka vetëm një divejim nga projekti i vitit 1989 sepse ky territor është ndërtuar me pallate të dhëna nga Bashkia.

Ai gjithashtu theksoi se Bashkia e Tiranës nuk kundërshton gjelbërimin por projektin e Unazës së Madhe që sipas tij është mjaft i rëndësishëm për kryeqytetin.

Shtuar më 13/03/2011, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori