Olldashi premton zgjidhje të problemit të ndotjes në plazhe
Gjatë inspektimit të punimeve në zonën bregdetare pranë MalitRobit, 6 km në jug të qytetit të Kavajës, ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi premtoi se në vjeshtën e këtij viti nuk do të rrezikohen më nga ujrat e ndotura.
Sipas ministrit çdo metër i urbanizuar i kësaj sipërfaqeje do të lidhet me magjistralin e ujrave të zeza, të cilat më pas do të përpunohen në impiantin e pastrimit pranë këtij qyteti.

Punimet me vlerë 4.3 milionë euro, që parashikojnë ngritjen e një sërë stacionesh pompimi nga Përroi i Agait deri në plazhet e MalitRobit, do të përfundojnë brenda muajit prill. Olldashi njoftoi se ka përfunduar tenderimi i një financimi të qeverisë shqiptare me vlerë 4 milion euro, që do të shërbejë për shtrimin e sistemit të kanalizimit sekondar dhe terciar të kësaj zone. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2012, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori