Olldashi kallezon penalisht ish ministrin e transporteve, Spartak Poci
Albeu.com
Ish-ministri socialist i Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poçi, është kallëzuar penalisht sot nga ministri aktual, Sokol Olldashi. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me kontratën e firmosur me "Xheneral Elektrik", në shtator të 2003-it, për ...... hekurudhën moderne, Tiranë-Rinas-Durrës.
Sipas njoftimit, Poçi akuzohet se ka kryer një krim, që sot kushton 12 milion euro, pasi shteti shqiptar humbi procesin me "Xheneral Elketrik", në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Romë.
Poçi akuzohet gjithashtu se nuk është paraqitur në këtë proces, pasi "sqarimet e tij " janë quajtur të rëndësishme për vendimin, që u dha kundër Shqipërisë.
Shtuar më 17/05/2010, ora 14:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori