Olldashi, Imami dhe Aliaj tre kandidaturat e mundshme të PD’së për bashkinë e Tiranës!
Albeu.com
Edhe pse ende jo i deklaruar publikisht, duket se tre emrat më të përfolur të Partisë Demokratike që do të sfidojnë kryebashkiakun aktual socialist, Edi Rama, janë Ministri i Brendshëm Sokol Olldashi, drejtori i Kabinetit të Kryeministrit, Arben Imami dhe këshilltari i kryeministrit, Besnik Aliaj.Shumë shpejt do të merren vendimet e forumeve të PD’së për të vendosur kandidaturën përfundimtare. Ndërkohë që sfidanti socialist, duket se do të jetë ai aktuali, Edi Rama. Vetëm para disa ditësh, zoti Rama ka ftuar në “duel” vetë kryeministrin Berisha për të kandiduar për këtë post, duke e quajtur fitoren e tij të sigurtë. Nderkohe qe demokrati me i preferuar ne elektorat, Bamir Topi, ka dekalruar se nuk do te kandidoje per postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Zoti Topi gjithashtu u deklarua kunder kandidatures se Ministrit te Transporteve, Lulzim Basha, pasi ky i fundit nuk ka nje kariere premtuese ne politike. start
Shtuar më 07/10/2006, ora 23:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori