Oketa: Vendimi i KQZ, akt primitiv
Pëlqej
Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për përjashtimin e kandidates së Frymës së Re Demokratike për garën për kryetarë bashkie në Korçë është cilësuar nga FRD si si akt primitiv i këtij institucioni.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i përgjithshëm Gazmend Oketa e theksoi se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve zbatoi urdhrin politik të Partisë Demokrarike.


Vendimi i KQZ është zbatim i urdhrit politik të PD për largimin e kandidates sonë për bashkinë Korçë. KQZ bëri një akt primitiv. PD i trembet garës elektorale dhe kërkon të kthehet situata e para viteve ’90. KQZ e PD nuk bëri gjë tjetër vetëm një sulm ndaj pluralizmit politik. Klima armiqësore e PD ndaj FRD nuk shënon ngjarje të re. Strukturat e qeverisë që u largua kanë punuar për dëmtimin e FRD-së pasi PD është larguar nga parimet demokratike. PD kryesohet vetëm juridikisht nga Basha, me këtë akt ndahet vija me PD, pasi kjo parti ka degraduar. Do të ndjekim të gjitha procedurat e parashikuara nga kodi, duke e ankimuar në Kolegjin Zgjedhor. Shpresojmë që Kolegji Zgjedhor do marrë vendim që i shërben interesit publik” tha Oketa.

I pyetur për një bashkëpunim me PS-në, Oketa ka ka theksuar se FRD-ja nuk e sheh këtë si një tabu. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori