Oketa ripërsërit mesazhet e Tiranës për dialogun PDSH-BDI
Pëlqej
Albeu.com
"I kërkova zotit Menduh Thaçi që në emër të Qeverisë shqiptare që të forcojnë dialogun midis partive shqiptare, në veçanti PDSH dhe BDI, pasi që marrëdhëniet midis këtyre dy partive jo vetëm se kanë ndikim në Maqedoni por edhe në Kosovë e Shqipëri", ka theksuar zëvendëskryeministri shqiptar Gazmend Oketa.Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se i ka marrë me seriozitet të lartë këshillat e zëvendëskryeministrit shqiptar dhe Qeverisë shqiptare për nevojën e dialogut politik dhe se sipas tij, PDSH është e gatshme për të filluar dialogun me BDI-në.
Lidhur me pyetjen se a mund të realizohet takim me Ali Ahmetin, Thaçi ka thënë se "nëse Ahmeti do të kërkojë një takim të tillë, ai është i gatshëm për tu takuar".
Lideri i PDSH-së është deklaruar edhe për zhvillimet politike në vend, sidomos për mosmarrëveshjet e fundit me një nga partitë e koalicionit Partinë e Re Social Demokrate (PRSD) e cila mbështeti propozimin e opozitës për largimin e zëvendësministrit të punëve të brendshme, Refet Elmazi, kuadër i PDSH-së. "Kjo është një joseriozitet i PRSD-së, por ne interpelancën e ngritur ndaj zëvendëskryeministrit të saj pritet ta shqyrtojmë", ka theksuar Menduh Thaçi, partia e të cilit javën e kaluar ngriti një interpelancë për zëvendëskryeministrin Zhivko Jankullovski. Lideri i PDSH-së është shprehur edhe për takimin e fundit gjatë kësaj jave me ambasadoren amerikane Xhilian Milovanovic, që ka patur për qëllim realizimin e procesit të reformave para samitit të NATO-s në Bruksel. Thaçi ka thënë se Marrëveshja e Majit e arritur midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti së shpejti do të bëhet publike. "Do të shifet shumë shpejt në opinion se çka përmban kjo marrëveshje", ka theksuar lideri i PDSH-së. Ndërkohë, zëvendëskryeministri shqiptar Oketa do të realizojë takim edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. (INA)
Shtuar më 21/11/2007, ora 23:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori