Oketa: Maqedonia sa më shejtë në NATO
Albeu.com
Ministri shqiptar i Mbrjtjes Gazmend Oketa sot në Ohër ka takuar homologun e tij maqedon Zoran Konjanovskin.Në takim të dy ministrat kanë theksuar marrëdhëniet tepër të mira positive që ekzistojnë midiis të dy vendeve.
Ministri Oketa shprehu bindjen se këto marrëdhënie do të vazhdojnë të jenë të tilla në të gjitha fushat. "Së bashku theksuam eksperiencën positive që dy vendet tona kanë në kuadër të A3, I shpreha ministrit Konjanovski, mbështetjen time personale, të ministrisë së mbrojtjes dhe të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë duke I uruar njëkohësihstë suksese në detyrën e tij dhe njëkohësishtë Maqedonisë anëtarësim sa më të shpejtë në strukturën e Atlantikut të Veriut", theksoi Oketa.
Ai ka ftuar ministrin Konjanovski për të vizitur Shqipërinë për të biseduar për të gjitha ato mundësi bashkëpunimi midis dy të ushtrive.

Ministri Konjanovski tha se Shqipëria dhe Maqedonia së bashku e kanë filluar rrugën e reformave përmes grupit A3, e cila angazhohet për stabilitetin në rajonin balkanik.
"Para disa kohësh, në Samitin e fundit në Bukuresht it Republika e Maqedonisë dhe Kroacia e morën ftesën për anëtarësim në NATO dhe shpresojmë se këto dy vende mike do të kemi miq tanë të cilët fortë do ta mbështesin Republikën e Maqedonisë të anëtare e plotfuqishme e NATO-s", theksoi ai.
Sipas Konjanovskit në takimin e ardhshëm në tiranë do të bisedohet për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy ministrive.
Shtuar më 08/10/2008, ora 18:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori