OKB: Shqiperia eshte vend origjine i trafikut te qenieve njerezore
Albeu.com
Zyra e KB per Drogat dhe Krimet, ne raportin e saj te fundit, thekson se trafiku njerezor ka prekur pothuajse cdo vend te botes. Ne raportin e OKB se identifikohen 127 vende si burim trafiku dhe 137 si destinacion i ketij trafiku.Zyra e Kombeve te Bashkuara per Drogat dhe Krimet, ne raportin e saj te fundit, thekson se trafiku njerezor ka prekur pothuajse cdo vend te botes. Ne raportin e OKB se identifikohen 127 vende si burim trafiku dhe 137 si destinacion i ketij trafiku. Shumica e viktimave jane nga vende te Afrikes dhe Evropes Lindore, ndersa si vende destinacioni jane vendet e Bashkimit Evropian, Amerika e Veriut, vendet e Gjirit Persik, Israeli, Turqia, Kina dhe Japonia.
Ne raportin e OKB se, Shqiperia renditet si vend origjine me nivel shume te larte trafiku njerezor dhe po ashtu si vend tranziti me nivel shume te larte. Sipas raportit te OKB se shumica e viktimave te trafikuara jane gra e vajza, si dhe femije, qe bien pre e industrise se seksit.
Kosova ne raport figuron me nje indeks te larte si vend tranziti, me nivel mesatar si vend origjine dhe nivel te larte si vend destinacioni. Shumica e viktimave jane gra e vajza per shfrytezim seksual. Drejtori i Agjeneicse se OKB se per Drogat dhe Krimin Antonio Maria Costa, thote se perpjekjet per te luftuar trafikun kane qene te pakoordinuara dhe te pamjaftueshme. ALN
Shtuar më 25/04/2006, ora 13:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori