OKB: Shqipëria, më stabël se Serbia e Maqedonia
Albeu.com
Një studim i një organizate ndërkombëtare e radhit Shqipërinë si një vend që është më stabël politikisht dhe ekonomikisht se sa disa prej shteteve të tjera të rajonit dhe të Evropës Lindore, ish-komuniste.Studimi është hartuar në bazë të kritereve të përcaktuara të OKB-së dhe në këtë listë të gjatë ku marrin pjesë 140 shtete, Shqipëria renditet në vendin e 79. "Globale Peace Index" quhet organizata ndërkombëtare, e cila bën një vlerësim të situatave paqësore dhe të (mos)stabilitetit politik dhe ekonomik në botë. Kjo organizatë bazohet në shumë kritere të kërkuar nga Kombet e Bashkuara. Kësaj radhe, ekspertë e ndërkombëtarë të kësaj organizate, pas hulumtimeve në 140 vende botërore, kanë konstatuar se situata paqësore, fatkeqësisht çdo ditë e më shumë sa vjen e po rrezikohet në shumë vende, ku viktimë, si gjithnjë janë popullata civile, ndërsa fitimtar është vetëm pushteti. Në këtë aspekt, sipas këtij studimi, del se vendet ku paqja dhe stabiliteti politik e ekonomik është më stabël, janë vendet kryesisht baltike, ku Islanda radhitet në vendin e parë, ndërsa të dytin edhe të tretin e kanë Danimarka dhe Norvegjia, Zvicra në të 12-in, ndërsa vendi ynë, Shqipëria radhitet në vendin e 79, apo në mes të listës.

Sipas këtij vlerësimi, situata politike dhe ajo ekonomike në botë është shumë më mirë, apo shumë më e keqësuar se në vendin tonë. Meqë përmendëm vendet më stabël ekonomikisht dhe politikisht se Shqipëria, tani do të përmendim ato vende ku paqja dhe stabiliteti ekonomik është në zero, pra në listën e gjatë, i fundit është Izraeli, Afganistani, Sudani, Somalia dhe Iraku. Duhet shtuar këtu se nga këto vende, aspak larg nuk është as Rusia dhe Serbia, të cilat radhiten në vendin e 130. Pavarësisht se vendi ynë, Shqipëria, radhitet kah mesi i listës së vendeve ku mbretëron stabiliteti ekonomik dhe politik, vendi ynë është "lule", në krahasim e vendet fqinje si Maqedonia, Greqia, Serbia e Mali i Zi, të cilat janë radhitur shumë larg Shqipërisë. (shqip)
Shtuar më 24/05/2008, ora 18:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori