Barcelona – Getafe, formacionet zyrtare: Manaj e nis nga stoli (FOTO LAJM)

Janë publikuar formacionet e ndeshjes mes Barcelonës dhe Getafes, e vlefshme për javën e 24-të në La Liga.

Katalanasit do të kërkojnë triumfin në ndeshjen e sotme për të ruajtur hapin e Real Madridit të vendit të parë, ndërsa nga ana tjetër Getafe që rezulton dhe surpriza e këtij sezoni kërkon të ruaj vendin e tretë në renditjen e përgjithshme.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Rei Manaj do ta nisë nga stoli ndeshjen, duke shpresuar që të ketë pak minuta në këmbët e tij.

Ndeshja fillon në orën 16:00.

Më poshtë keni dhe formacionet për të dy skuadrat.


Shtuar 15.02.2020 14:01