OKB: Nuk deshirojme ndarjen e Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
Ndersa ne OKB po debatohet mbi planin prej gjashte pikash per shtrirjen e misionit EULEX, nje zedhenes i sekretarit te pergjithshem Ban Ki Moon deklaroi per Top Channel se, qellimi i OKB-se me kete plan nuk eshte ndarja e Kosoves.
Sipas tij, vete Ki Moon e kundershton nje gje te tille.

“Jemi te kenaaqur qe Prishtina eshte e gatshme te bisedoje me BE per vendosjen e EULEX. Edhe pse nuk kemi nje date fikse per te, jemi te sigurte se ai do te shtrihet ne te gjithe Kosoven. Gjithashtu dua te theksoj se as sekretari i pergjithshem i OKB-se dhe askush tjeter nuk deshiron ndarjen e Kosoves”, ka pohuar Brenden Varma. (tch)
Shtuar më 27/11/2008, ora 03:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori