OKB miraton me 7 nentor vendosjen e EULEX
Albeu.com
Lajmin e bënë të ditur burime diplomatike për gazetën serbe Veçernje novosti, e cila shkruan se me vendimin e KS të KB do të përmbushen të tria kushtet për ardhjen e EULEX-it në të cilat ka insistuar presidenti i Serbisë Boris Tadiç.Këshilli i Sigurimit me shumë mundësi do të miratojë me 7 nëntor vendosjen e EULEX-it në Kosovë. Lajmin e bënë të ditur burime diplomatike për gazetën serbe Veçernje novosti, e cila shkruan se me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të përmbushen të tria kushtet për ardhjen e EULEX-it në të cilat ka insistuar presidenti i Serbisë Boris Tadiç.

Sipas gazetës, burimet diplomatike nuk kanë saktësuar se në cilën formë KS i OKB-së do të përmbushë kushtet e Tadiçit - a do të jetë kjo një rezolutë e re apo komunikatë - por kanë theksuar se kërkesat e kreut të shtetit të Serbisë do të respektohen.

Presidenti serb ka paraqitur më parë tre kushtet për pranimin e misionit EULEX, ku në radhë të parë, ku mision të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, të jetë neutral sa i përket statusit të Kosovës dhe që të mos zbatohet plani i Ahtisaarit.
Shtuar më 24/10/2008, ora 21:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori