Ogerta Manastirliu zbulon kush e drejton Komitetin e Ekspertëve
"Komiteti i ekspertëve drejtohet nga zëvendësministrja e e Shëndetësisë, profesoreshë Mira Rakacolli..."

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i dha përgjigje një pyetjeje që është ngritur shpesh kohët e fundit sidomos nga opozita, se kush e drejton Komitetin e Ekspertëve, i cili përgjatë dy muajve ka vlerësuar situatën e përhapjes së pandemisë dhe ka sugjeruar masat kufizuese.

Në një intervistë për emisionin “Në fokus”, në TvT, Manastirliu dha detaje të përbërjes së komitetit, në krye të të cilit qëndron numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

"Komiteti i ekspertëve drejtohet nga zëvendësministrja e e Shëndetësisë, profesoreshë Mira Rakacolli, dhe ka në përbërje ekspertë të ndryshëm të fushave të ndryshme.

Nga ana tjetër ka edhe grupe teknikësh që asistojnë me përgatitjen e strategjive tona", tha Manastirliu
Shtuar më 05/05/2020, ora 22:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori