OFL "zbarkon" në Berat, 3 persona marrin formularin
Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot ne Berat dhe ne Kucove, duke u dhene ultimatum tre personave, per te justifikuar pasurine qe kane. ofl-pa-syze-11

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: L. D., banues në Berat, i dënuarItali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”; A. D., banues në Kuçovë, i dënuarItali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe O. H., banues në Kuçovë, i dënuarItali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”- njofton OFL.

NJOFTIMI

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L. D., banues në Berat, i dënuarItali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

A. D., banues në Kuçovë, i dënuarItali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

O. H., banues në Kuçovë, i dënuarItali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Shtuar më 07/07/2020, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori