OFL vijon aksionin, kush janë të dënuarit e Dibrës që duhet të deklarojnë pasurinë
Operacioni Forca e Ligjit i ka dorëzuar sot formularin e deklarimit të pasurisë tre të dënuarve, njëri prej të cilëve është me dy emera.

Të dënuarit janë janë Eriol (Moll) Çela, Tedi Vojka dhe Albi Murja.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Eriol (Moll) Çela banues në Dibër, i dënuar në Itali për veprën penaleTrafikimi i narkotikëve”;
Tedi Vojka banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penaleTrafikimi i narkotikëve”;
Albi Murja banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penaleTrafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thuhet ne njoftimin e policise.
Shtuar më 16/11/2020, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori