OFL vazhdon misionin, marrin letrën dy "të fortit" e Beratit
Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularin e deklarimit të pasurisë dy personave nga Berati.

M.H. dhe S.P. duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Njoftimi i policisë
OFL, 11 Mars

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

M. H., banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Shfrytëzim prostitucioni";

S. P., banues në Berat, dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Shtuar më 11/03/2020, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori