Sulmohet Albin Kurti, përleshje me grushte në Kuvendin e Kosovës

Debatet në Kuvendin e Kosovës kanë degraduar në përdorimin e dhunës.

Disa deputetë janë dhunuar me grushte ndërsa është sulmuar edhe kryeministri Albin Kurti.

Përleshje filloi kur Kurti u gjuajt me një shishe ujë gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Gjatë kohës që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku dha Hajdar Beqa.

Në kuvend ka ndërhyrë edhe policia.

/albeu.com/


Shtuar 13.07.2023 11:25