OFL i troket në derë dy trafikantëve të drogës
Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë dy trafikantëve të drogës ditën e sotme.

Ata janë Shkëlqim Miri, banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penaleTrafikimi i narkotikëve” dhe Adem Keçi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penaleTrafikimi i narkotikëve”.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Sh. M., banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penaleTrafikimi i narkotikëve”;

A. K., banues në Durrës, i dënuar për veprën penaleTrafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Shtuar më 18/11/2020, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori