“Do dal kur …”, reagon për herë parë Arben Ahmetaj

Ish-zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj, ka reaguar për herë të parë mbrëmjen e sotme, në një kohë që SPAK kërkon ta arrestojë për tre akuza si korrupsioni pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

në një reagim të tijin për gazetarin Blendi fevziu, Ahmetaj ka mohuar çdo akuzë të ngritur naj tij, ndërsa shprehet se do të reagojë kur të dalë e gjithë e vërteta.

Ahmetaj thekson gjithashtu se e gjithë çfarë shkruhet në dosjen e SPAK për të është e pavërtetë.

Mesazhi i Arben Ahmetajt

Do dal kur ju te lexoni dosjen.

Do dal kur ju te tregoni qe akuzohem se kam pas njohje e shoqëri me nje njeri qe ne ate kohe ka qen njeri normal dhe ne punet e veta.

Do dal kur te lexoni qe akuzohem per korrupsion se ish gruaja ime ka shit metra katrore ne treg t lire.

Do dal kur t kuptohet qe bashkjetusja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksion te pastër bankar nje prone.

Do dal kur te kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qene kurre po kurre pronar i asaj prone qe te ishte ne gjendje qe ta falte apo dhuronte.

Do dal kur te lexoni gjithë letrat e mia ne favor te interesit publik si ato qe shyqyr qe dolen sot.

Do dal kur e verteta te ket mar rruge.

Do dal kur ju te beni pyetje te vertete se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj

Do dal kur ta kuptoni qe skam pas lidhje me proceduren.

Atehere do dal.

Do dal kur t lexoni se ato biseda te 2012 jane komplet impotente ne aspektin e lobimit apo favorizimit, aq me teper ne opozite.


Shtuar 13.07.2023 22:54