OFL fut në rrjet 7 persona të dënuar për vrasje, drogë e prostitucion
OFL-së ka dërguar formularin në 7 persona këtë të martë. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, gjatë ditëve të fundit, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Emrat e tyre janë Alket Rushiti, Laert Haxhiu, Raul Zenunaj, Satilno Basho, Elvis Gaçaj, Petrit Kamberi dhe Nikollaq Sina.

Veprat për të cilat ata akuzohen janë nga trafiku i drogës, tek vrasje e trafik femrash për prostitucion.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Policia tha se letrat i kanë marrë këta persona:

N. S., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

R. Z., me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”;

S. B., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë”;

E. G., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

P. K., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. R., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafik i femrave për prostitucion”;

L. H., me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shtuar më 04/08/2020, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori