Oficeri rrëfen të pathënat: Habilajt u mbajtën dhjetë minuta dhe u lanë të lirë
Oficeri i policisë së Fierit, Antonio Nazëraj, në një intervistë për gazetarin Basir Çollaku ka treguar disa detaje të reja dhe të pathëna më parë.

Ai ka deklaruar se ka një lidhje mes policisë së Vlorës, trafikut të drogës dhe vëllezërve Habilaj.

Ai ka rrëfyer një moment, kur gjatë një patrullimi policia ka ndaluar automjetin audi të cilin, Habilajt e kishin blerë nga ministri i atëhershëm Saimir Tahiri.

Por sikurse Nazëraj tregon në këtë intervistë, Habilajt kanë refuzuar të kontrollohen dhe mjeti është shoqëruar në komisariat.

“Atje janë mbajtur vetëm 10 minuta dhe më pas janë lënë të lirë”, ka thënë Nazëraj.
Shtuar më 26/10/2017, ora 22:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori