Oficeri Nuhu flet për arrestimin e Rrajës: Lidhja shkon deri tek kryeministri
Redjan Rraja u arrestua nga ana e policisë si një nga të dyshuarit për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Landi Muharremit dhe Andi Malokut.

Por emrin i Redjan Rrajës del edhe në kallëzimin që ka bërë, ish-oficeri i policisë në Komisariatin e Fushë-Krujës (tashmë në azil politik) Emiliano Nuhu për çështjen e bujshme të Xhisiela Malokut.

Nuhu pati deklaruar se Redjan Rraja e ka kërkcënuar fillmisht nëpërmjet mesazheve me më pas fizikisht.

Gjatë një bisede telefonike për Fax News, oficeri Emiljano Nuhu, u shpreh se fisi Rraja është shumë i fuqishëm në zonën e Krujës dhe njihen në botën e krimit edhe jashtë Krujës.

Nuhu u shpreh se janë grup i strukturuar criminal, ndërkohë që deklaroi se policia kishte informacione se Redjan Rraja lëvizte me makinë të blinduar dhe i armatosur, por nuk ndërhynte dot.

Nuhu po ashtu shtoi se pas kërcënimeve që ju bënë në rastin Xhisiela, mund të ishte ai shënjestër e atentatit.

“Rama më quajti mua horr, ndërkohë që u arrestua Redjan Rraja. Quajti horr një efektiv që denoncoi një person si të përfshirë në një grup kriminal. Kush është horri këtu, unë apo Redja Rraja. Ngjarjet e fundit tregojnë se Rama nuk mbron dot grupet kriminale.

Nga puna që kam bërë ato nuk kam informacion të saktë se çfarë kushuriri e ka. Mund të jetë çfarë të dojë, ato rrinë bashkë, me deputetin, me vëllanë e deputetit dhe ky person në çështjen e Xhiesilëns pse më kërcënoi mua për djalin e deputetit?!

Nuk e di çfarë ka thënë por gjithë komuniteti i njeh ato se çfarë janë dhe në lidhje me deputetin. Këto janë grup i strukturuar kriminal. Kryejnë veprime të ndryshme kriminale, janë përfshirë në blerjen e votës hapur. Këtë e deklaron dhe kryeminsitri që e mbron hapur këtë grup kriminal. Lidhja e këtij grupi me politikën shkon deri tek kryeministri.

Mua me tha do ta ndjek këmba-këmbës. Janë shumë të fuqishëm në zonën e Krujës dhe njihen dhe në botën e krimit jashtë Krujës. Janë persona të fuqishëm.

Di që lëvizte lëvizte me automjet të blinduar dhe me armë dhe policia nuk ndërhynte dot. Policia e kishte informacione se janë përfshirë dhe në vrasje të tjera, por nuk ndërhynte se kishin lidhje me politikën.

Mund të isha unë objekti i atentatit një vit më parë, pas kërcënimeve në zyrë unë u detyrova të largohesha nga Shqiëpria për të mbrojtur famijlen jetën time.”- u shpreh Nuhu.
Shtuar më 05/11/2019, ora 19:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori