Oficeri i dekoruar nga Rama: Si policët e Vlorës na treguan armët për Habilajt
Naçi është dekoruar nga Saimir Tahiri dhe i përgëzuar nga Edi Rama për “heroizëm”, por sot është i detyruar të strehohet nga përndjekja e shtetit që i shërbeu për shumë vite.

Dje gjatë intevistës në GSH, ish-efektivi i Antidrogës së Fierit rrëfeu detajet e shoqërimit të vëllezërve Habilaj dhe lirimin e tyre me urdhrin e drejtorit të policisë.

Pas këtij incidenti, njësoj si shokët e tij Naçi u akuzua se i kishte marrë 10 mijë lekë të reja një personi që sot rezulton i dënuar për disa vepra penale.

Naçi tregon dy incidente: i pari, kur sekuestruan 3.5 kg heroinë dhe “i zoti i mallit” i kërcënoi duke thënë se “Përgjimet që ju i dëgjoni në zyrë, mua mi sjellin nga Tirana dhe i kam në shtëpi”.

Dhe incidenti tjetër, kur ai dhe Zagani ndaluan një skaf të dyshuar për trafik dhe policia e Vlorës u përplas me ta me armë, pasi nuk lejonte sekuestrimin e skafit. /albeu.com/

Shtuar më 08/11/2017, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori