Oficeri i antidrogës me orë 18 mijë euroshe (FOTO-VIDEO)

Policia e Shtetit, së bashku me komunikatat për shtyp dërgon edhe fotot e video nga aksionet e antidrogës. Është gazetari Bledi Mane ai i cili vë re këtë detaj ndërsa shkruan:

"Dua të bëhem polic. Sot u ndërrua ora ndaj dhe lajmin për orën e kemi.

Këto ditë policia ka bërë namin në aksionet për sekuestrim drogërash. Veçanërisht vetëm dje janë kapur rreth 250 kg hashash. Por si në çdo aksion spektakolar patjetër ana e humorit të hidhur nuk mungon me policët tanë.

Diku dekonspirojnë, diku nxjerrin foto prostitutash, diku dhunojnë para kamerave e po para kamerave një nga punonjësit e Antidrogës në Tiranë tregon hapur edhe orën e tij të shtrenjte". /albeu.com/


Shtuar më 27/03/2016, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori