"Oficeri dixhital" njofton për dekonspirimin që çoi në dy viktima
Ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha ka publikuar një tjetër mesazh në lidhje me dekonspirimin e operacioneve të policisë.

Sipas Berishës, dekonspirimi i operacionit nga Spartak Guma shkakton dy viktima qe u vranë dhe u dogjën kufomat, pa përmendur se për cilin rast bëhet fjalë.

Duke u bazuar tek të dhënat e oficerit dixhital, Berisha thotë se "ai lëshon akuza te rënda ndaj Ervin Hodaj dhe Alban Çelës, ky i fundit tezaku i Saje qorrit. Për me hollësisht lexoni mesazhin e oficerit te sektorit te infiltrimit".

Mesazhi i publikuar nga Berisha:
“Pershendetje doktor Berisha, une jam nje ish-efektiv i sektorit te infiltrimit, i thirrur ne kete sektor nga dy oficeret Ervin Hodaj, dhe Alban Cela. kjo e ndodhur ne prill te 2013, pasi une po punoja ne Kom, Pol, Diber.

Pas aktivizimit ne kete sektor kemi kryer disa sherbime ku drejtor ishte Agim Kocia qe e kishte krijuar kete berthame, por me ardhjen e PS ne qershor 2013 ky sektor si te gjithë administrata u rimoren drejtues dhe efektiv nga ishet, e përjashtuar nga Policia e shtetit, por ne kete sektor me ardhjen e Spartak Gumes aty filloi shpërbërja dhe largimi i efektiveve te rinj, ishët dhe largimi i atyre qe ishin ne ate sektor, dhe dy oficeret qe kishin lidhje te drejtpërdrejta me ministrin u graduan njeri ne Fier Ervin Hodaj dhe Alban Cela djali tezes se Sajmir Tahirit ne Diber N/Drejtor pasi nuk kishte gradën, kurse Spartak Guma ndërpreu te gjithë aktivitetin duke na zbuluar shërbimin nga ku një shërbim pasoi me dy viktima te cilët u vranë dhe u dogjen ne Dures nga Odise Verbofshi.

Kjo ngjarje e te tjera na nxoren te pambrojtur si mua ashtu dhe kolegun tim qe kishim kontaktet me kete grup per transportin e lendeve narkotike ne Europe dhe konkretisht destinacioni i tyre ishte Gjermania. Ngjarje kjo e ndodhur ne shkurt te vitit 2014, ose pas dy muajsh qe Spartak Guma erdhi ne ate funksion.

Dhe per mua dhe familjen time filloi represioni i grupeve ku ne kishim depërtuar, por kjo nuk mbeti me kaq pasi Spartak Gumes i kishim shkelur ne kallo ai finalizoi shërbimin ndaj miqve te tij duke me përjashtuar dje nga policia e shtetit, gje e cila me detyroi qe une te mar familjen dhe te largohem jashtë Shqipërisë ku akoma jam i larguar pasi une gjykoj se jeta ime dhe e familjes është ne rrezik.

Te përshëndes për publikimin tuaj dhe informacionin e kolegut tim dixhital pasi une nuk kisha mundësinë tja faktoj krimin atij perbindeshi pasi u largova menjëherë se nuk kisha mundësi te përballoja presionin e tij. me respekt A.M”
Shtuar më 08/06/2016, ora 19:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori