Njëri trajner futbolli e tjetri biznesmen, njihuni me dy djemtë e rinj të “Për’puthen” (VIDEO)

Dy djem të rinj ju bashkuan emisionit “Për’puthen” ditën e sotme. I pari që u prezantua ishte Sajmir Neziri, 26-vjeçari nga Tirana, që tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Ai tregoi se ka një biznes të tijin dhe se ka pasion palestrën. Ai kishte hyrë me ide shumë të qarta dhe menjëherë shprehu pëlqimin për Ledjanën dhe Jasminën.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar më herët, djali i dytë që ju bashkua programit ishte Elton Maksuti. Pak ditë më parë ai e zbuloi vetë se do të bëhej pjesë e emisionit dhe menjëherë bëri xhiron e mediave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Bora zbuloi se Elton ka qenë në çdo audicion të “Për’puthen” dhe këtë e konfirmoi vetë ai duke u shprehur se ka pasur gjithmonë dëshirë të bëhet pjesë e televizionit.

Në fund Eltoni kërceu në mes të studios me Sarën, sepse ishte vetë ajo që e shprehu dëshirën. Mirëpo kërcimi mes tyre ishte shumë i ngurtë, sepse Eltoni dukej mjaft i emocionuar.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)


Shtuar 22.03.2021 20:46