Ofendoi Ramën në Facebook, i riu nga Elbasani shoqërohet në Polici
Edhe pse komentet në Facebook janë të hapura për të gjithë, në faqen e facebookut të kryeministrit Rama duhet të tregosh kujdes në atë çfarë shkruan pasi pëson fatin e të riut nga Elbasani.

Rigels Topi , 30 vjeç nga qyteti i Elbasanit është shoqëruar që prej ore 23 të mbrëmjes së djeshme nga policia e Elbasanit.

Burime kofidenciale bëjnë me dije për Faxweb.al se arrestimi i të riut është kryer pasi ky i fundit kishte ofenduar në rrjetin social facebook Kryeministrin Edi Rama.

Familja, e cila pret me ankth daljen e të afërmit të tyre është e shqetësuar pasi nuk i japin asnjë shpjegim. Mësohet se të riut i kanë sekuestruar telefonin.

Ndërkohë sipas të njejtave burime Rigels Topi nuk ka qënë pjesmarrës në asnjë prej protestave te opozitës. /albeu.com/


Shtuar më 15/05/2019, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori