ODIHR kritikon KQZ per administrimin e zgjedhjeve
Albeu.com
Në raportin e publikuar dje për periudhën pas zgjedhore nga 4-14 korrik, misioni i vëzhguesve të OSBE-së, rendit një sërë vërejtjesh, për ecurinë e fazës paszgjedhore që nga numërimi i votave e deri në plotësimin e tabelave të rezultateve.Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen në këtë raport, është kritika në adresë të KQZ-së, lidhur me shpejtësinë që ky institucion po vepron në marrjen e vendimeve për ankesat e ardhura nga partitë politike, duke e vënë theksin në faktin se duhet ti trajtojë më me kujdes pretendimet e partive për të numëruar votat e proporcionalit në zona të caktuara ku ato kanë prova për shkeljen që mund të jetë bërë në zona të caktuara gjatë numërimit të votave të proporcionalit. ODHIR, vëren se Kodi Zgjedhor i jep ende hapësirë KQZ-së që të realizojë rivlerësimin e votave.
KQZ ka nisur të dëgjojë kërkesat për paflevshmëri të zgjedhjeve më 14 korrik. Shumë apelime janë konsideruar pa vlerë nga KQZ. Sidoqoftë, KQZ duket se po vendos shumë shpejt mbi shumicën e apeleve, pa quajtur të nevojshme të marrë në konsideratë gjithë provat e kërkuara nga partitë. KQZ duhet të rishikojë gjithë përmbajtjen e kutive të votimit, të cilat disa parti besojnë se do të provojë deklarimet e tyre se votat për listen partiake nuk janë numëruar ndershmërisht në disa zona. Pavarësisht se nenet për rinumërimin e votave janë hequr nga ligji në janar 2005, kodi ende lejon KQZ-së liri veprimi për të rinumëruar apo rivlerësuar nëse e ndien të nevojshme në mënyrë që të marrë një vendim mbi apelimin, - thuhet në raportin e misionit të OSBE-ODHIR-it.
Shtuar më 19/07/2005, ora 13:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori