Odeta Nishani pret drejtësi për BSH
Pëlqej
E ftuar në një emision televiziv, Zonja e Parë Odeta Nishani është ndalur tek lajmi i bujshëm i Bankës së Shqipërisë, teksa ka nënvizuar se ka besim tek drejtësia dhe se ajo do të japë verdiktin përfundimtar.

Duke qenë punonjëse e këtij institucioni, Nishani tha se nuk ka ndjerë ndonjë presion. “Në fakt unë kam mbaruar fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe jam në departamentin që nuk ka lidhje me pjesën e Thesarit.

Është një departament me 10 inxhinierë, që punojnë për rikonstruksionet dhe objektet që ka Banka e Shqipërisë dhe ne nuk e kemi ndjerë presionin pozitiv ose negativ të medias, por më tepër dhe informacionet i kemi marrë nga mediat.

Kuptohet që nuk është një situatë e mirë, po këtë i'a lëmë organeve të drejtësisë. Duke qenë se jam në këtë lloj pozicioni është më mirë të them të presim hetimet deri në fund dhe pastaj drejtësia të bëjë punën e saj”, ka deklaruar ajo. /albeu.com/


Shtuar më 18/09/2014, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori