Odeta Nishani ka një mesazh për shqiptarët
Këto janë orët e fundit të Bujar Nishanit si President i Republikës së Shqipërisë dhe Zonja e Parë, Odeta ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët përmes Facebook-ut.

"Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët"-shkruan ajo.

Mesazhi i Odeta Nishanit

Të dashur miqtë e mi,
Në mbyllje të mandatit presidencial dua t’ju falenderoj thellësisht nga zemra që më keni ndjekur dhe inkurajuar këto vite në aktivitetet si Zonjë e Parë.

Shumë prej jush i kam takuar, kemi biseduar nga afër për problematika dhe sfida në fusha të ndryshme të jetës.

Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët….miqësisht Odeta
Shtuar më 24/07/2017, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori