OBSH: Viti 2021 mund të jetë më i ashpër se viti që lamë pas
Viti i dytë i pandemisë mund të jetë më i ashpër sesa i pari.

Nga mënyra sesi po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja, Organizata Botërore e Shëndetësisë, e sheh vitin 2021 edhe më të vështirë.

Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, ka thënë Mike Ryan nga OBSH, gjatë një organizimi virtual në rrjetet sociale.

Në përditësimin e fundit epidemiologjik, OBSH-ja ka thënë se javën e kaluar është raportuar për gjatë pesë milionë raste të reja me koronavirus.

“Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, – tha Maria Van Kerkhove, pjesë e OBSH-së.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet shëndetësore në gjithë botën kanë regjistruar mbi 90 milionë raste të infektimit me koronavirus, deri tani.

Rreth 1.9 milion pacientë kanë vdekur në të gjithë botën.
Shtuar më 13/01/2021, ora 19:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori