OBSH thotë se pandemia mund të përfundojë brenda dy viteve
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shpreson se kriza e koronavirusit mund të përfundojë në më pak se dy vjet.

Pandemia e gripit spanjoll në vitin 1918 zgjati dy vjet dhe më pas përfundoi.

Situata jonë tani është më ndryshe, kemi më shumë teknologji, natyrisht më shumë qarkullim, virusi ka më shumë shanse për t’u përhapur, dhe mund të lëvizë shpejt.

Në të njëjtën kohë ne kemi teknologjinë dhe njohuri më të shumta për ta ndaluar atë”, tha ai në një deklaratë ditën e sotme.

Sipas Worldometers, më shumë se 23 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në gjithë botën dhe rreth 800 mijë persona kanë vdekur.
Shtuar më 21/08/2020, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori