Përplasen dy “Benza” në Kavajë, plagoset rëndë njëri prej shoferëve

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr.2 në Kavajë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetërën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një prej shoferëve.

Një mjet tip “Benz” me drejtues K.M., është goditur nga drejtuesi i mjetit po tip “Benz” me drejtues F.S.

Mësohet se ky i fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është nisur drejt spitalit të Kavajës e më pas drejt atij të Durrësit për kujdes mjekësor.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes./Albeu.com/

 


Shtuar 18.07.2023 16:34