OBSH jep alarmin pasi COVID-19 i mori jetën nxënëses: Virusi prek të gjitha moshat!
Në konferencën e zakonshme të mbajtur për të komunikuar përditësimet mbi COVID-19, Maria Van Kerkhove nga OBSH kujtoi se sa serioze është situata jo vetëm për të moshuarit, por edhe për gjeneratat e reja.

"Virusi prek të gjitha moshat, madje edhe të rinjtë janë të rrezikuar".

Ky ka qenë paralajmërimi i dhënë së fundmi nga mjekja e OBSH-së Maria Van Kerkhove.

"Ky është një virus që mund të shkaktojë infeksione dhe sëmundje te njerëzit e çdo moshe. Mund të shfaqë sëmundje të lehta, serioze dhe madje mund të vrasë. Të rinjtë nuk janë të përjashtuar nga ai", tha ajo.

"Për shumicën e të rinjve është një infeksion i lehtë, por ekziston një 10-15% që mund të kenë pasoja të rënda" shton doktori Mike Ryan.

Mjekët shprehen se të gjithë duhet ta fiksojnë këtë gjë dhe të mos e anashkalojnë, pasi sipas tyre shpesh kjo lihet në heshtje, ndërsa kanë kujtuar dhe rastin e sotëm të vdekjes së 16-vjeçares, Julie.

Vajza është viktima më e re e Coronavirus, dhe jetonte në Francë. Sipas prindërve, vajza e re ishte e shëndetshme, por më pas pati komplikime nga COVID-19.

Shtuar më 27/03/2020, ora 21:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori