OBSH gjen dhe publikon fajtorin për përhapjen në masë të COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se të rinjtë po nxisin përhapjen e koronavirusit pasi po udhëtojnë nëpër Europë.

Ky reagim vjen pas statistikave se është vënë re përqindje më e lartë e rasteve të reja tek personat nën moshën 40 vjeç.

Drejtori rajonal i OBSH në Europë, Hans Kluge thotë se autoritetet shëndetësore duhet të ndryshojnë mënyrën se si u përcjellin mesazhe të rinjve.

“Ne duhet të jemi vigjilentë, sepse në një moment të rinjtë do të afrohen dhe do të kenë kontakte më të shpeshta me shtresën më vulnerabël të popullatës.

E në këtë pikë ne duhet të shohim të dhënat dhe duhet të shtojmë aktivitetet me këtë grup; ambasadorë të rinj, njerëz influencues që mund të kenë ndikim tek popullata e re në mënyrë që t’i përmbahen masave. Të fajësosh është gjëja më negative që mund të kemi”, tha z. Kluge.

Të rinjtë janë më neglizhentë sa i pret masave të koronavirusit pasi thuhet se janë më të fortë për të përballuar sémundjen, por nuk kanë munguar rastet e jetëve të humbura tek të rinjtë.
Shtuar më 30/07/2020, ora 20:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori