OBSH flet për origjinën e COVID-19: Në Kinë kanë qarkulluar 13 mutacione
Pas hetimit të OBSH në Kinë, ekspertët kanë zbuluar dhe deklaruar se në Kinë kanë qarkulluar të paktën 13 versione/mutacione të COVID-19.

Në veçanti, Peter Ben Ebarek, i cili udhëhoqi ekipin e studiuesve të OBSH -së në Wuhan, tha se 13 raste të ndryshme gjenetike të virusit SARS-COV-2 ishin gjetur në një qytet të madh në provincën Hubei, duke shtuar se mijëra mostra të gjakut ishin kërkuar për testim.

Gjetjet tregojnë që infeksioni ishte përhapur në Kinë më herët sesa u deklarua në media. Wuhan vlerësohet gjerësisht si pika “zero” e koronavirusit edhe pse origjina e tij e saktë mbetet një çështje debati për studiuesit. Në fakt, disa raporte tregojnë se virusi ka qenë i pranishëm në Evropë, që nga tetori.

Sot Ebarek tha se “virusi qarkulloi gjerësisht në Wuhan në Dhjetor, gjë që është një zbulim i ri”.

Ai shtoi se zyrtarët kinezë i paraqitën ekipit të tij 174 raste të koronavirusit që ishin tashmë të pranishëm në dhe afër zonës së Wuhan në dhjetor 2019, me rreth 100 të konfirmuar në laborator, ndërsa pjesa tjetër u zbulua përmes diagnozës klinike të simptomave të pacientëve.

Ebarek shtoi gjithashtu se 13 variante të koronavirusit të testuara së bashku me të dhëna të tjera të pacientëve në të gjithë Kinën në 2019 mund të japin të dhëna jetike për origjinën e epidemisë. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2021, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori