Messi apo CR7? Përgjigja epike e Muller: Jo faleminderit, zgjedh Lewandowskin

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, kush është futbollisti më i mirë i dekadës së fundit? Kjo është pyetja që mundon prej vitesh njerëzit e futbollit të cilët nuk mund ta shmangin një përgjigje, megjithatë ka edhe nga futbollistë që nuk zgjedhin asnjërin prej tyre por dikë tjetër. Diçka të tillë e ka bërë edhe Thomas Muller.

Gjermani i befasoi të gjithë me zgjedhjen e tij, duke thënë se më përpara do të zgjidhte Robert Lewandowskin se dy fenomenët e futbollit. “Ndoshta në të shkuarën, do të doja të luaja me Lionel Messin, pasi isha një lojtar që do të doja të shënoja.

Me kalimin e viteve kam filluar të asistoj më shumë dhe do të ishte perfekte të kisha Cristianon përpara, i cili është një makineri golash. Por kam kuptuar se të luash me Robert Lewandowskin, është një nder i madh. Unë e quaj Robert ‘Lewan-goal-ski’!”, u shpreh Muller.


Shtuar 4.06.2020 10:27