Objekti i Filharmonise ndertohet mbi themelet e xhamise
Albeu.com
Autoritet nuk përfillin procedurat e as reagimin e BFI-së që të ndërpriten punimet në vendin ku më parë ka qëndruar xhamia Ibni Pajko. Kamera e Alsat sot ka regjistruar se në këtë vend intezivishte po vazhdojnë punimet ...... për ndërtimin e objektit të ri të Filharmonisë edhe pse ende nuk ka përfunduar procedura gjyqësore rreth kërkesë së BFI që kjo pronë t'i kthehet këtij institucioni në bazë të procesit të shpronësimit.
Edhe pse fillimishtë Komisioni për shpronsim edhe ai i shkallës së parë edhe shkallës së dytë kishte rrefuzuar kërkesën e BFI-së për kthimin e pronës dhe kishte dhënë pëlqim që BFI-së vetëm t'i paguhohet prona, autoritet e BFI-së kishin kontestuar këtë vendim dhe kishin paraqitur ankesë në Gjykatën Administrative. Kryetarja e Gjykatës ka konfirmuar sot për Alsat se lënda ekziston dhe se ende nuk është marë ndonjë vendim.
Me këtë padi kundër Qeverisë së RM, BFI nga gjykata administrative kërkon të anulohet vendimi I mëparshëm i Komisionit të shkallës së dytë për shpronsim dhe lëndën tia kthej organit të shkallës së dytë por tani me udhëzime konkrete për veprim, gejgëishtë prona ti kthehet BFI.
Ky fakt nuk mjafton për Ministrin e Kulturës për të ndërprerë punën. Ata thirren në vendimin e Komisionit të shkallës së dytë të Komisionit për shpronsim duke mos marë parasyshë faktin se BFI-ja më 26 Shkurt 2009 ka partaqitur ankesë para gjykatës administrative. Trualli ku po ndërtohet objektyi I filharmonisë tani I takon shtetit thonë nga ministria e kulturës. BFI vetëm dy ditë pas vënjes së gurthemelit të filharmonisë regoi duke akuzuar institucionet shtetrore për siç thuhej tetnim për çrrënjosjen e kulturës islame. Me këtë veprim Qeveria siç thuhej në reagimin e BFi-së seriozishtë po I cënon dhe prish marrëdhëniet ndërkonfensionale ku klerikë të lartë të një konfesioni tjetër bëjnë shenjtërimin e themeleve të një objekti I cili padrejtësishtë ndërtohet në themelet e xhamisë Ibni Pajko dhe pronës së vakëfit. (alsat)
Shtuar më 14/04/2009, ora 00:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori