Nëse keni këto shenja, trupi juaj është pushtuar nga parazitët, ja çfarë duhet të bëni

Parazitët gjenden kudo, duke filluar nga uji i pijshëm i infektuar e deri tek ushqimi i pa gatuar mirë.

Disa parazitë kalojnë gjithë jetën e tyre, ciklin e tyre pa prekur trupin tonë, por disa mund të sjellin inflamacion, dhimbje, infeksion apo sëmundje të ndryshme.

Por cilat janë shenjat që mund të keni parazitë?

-Humbje e peshës ( shiritët dhe krimbat mund të jetojnë në sistemin tretës dhe këta hanë ushqimin tuaj prandaj nuk po shtoni peshë)

-Lodhje (duke qenë se parazitët hanë gjithçka që hani ju, nuk mbetet asgjë për t’u konvertuar në energji. Kjo shoqërohet me ndjesinë e lodhjes, dobësi dhe humbje energjie.

-Anemi (duke qenë se hanë ushqimin tuaj, marrin edhe nutrientët e tyre dhe shumë shpejt mund të kaloni në mungesë të hekurit. Kjo shoqërohet edhe me dobësi, dhimbje koke, duar të ftohta, thonj të brishtë etj)

-Probleme me lëkurën (si ekzemë, skuqje e lëkurës etj. Kjo lidhet me toksinat që lirojnë parazitët në trupin tuaj)

Po çfarë duhet të konsumojmë për t’i larguar këta parazitë që po dëmtojnë komplet organizmin tonë?

-Hudhra është mbreti për mbytjen e parazitëve. Nëse një copë hudhër e grini imët në një gotë me qumësht dhe e lini të mbuluar me kapak gjatë gjithë natës në frigorifer, dhe e konsumoni në mëngjes esëll do të luftoni një herë e mirë parazitët.

Përsëriteni për një muaj këtë recetë duke e konsumuar një herë në javë, kjo në varësi të parazitëve dhe do të shihni rezultate të pabesueshme.

Mund të përdorni gjithashtu edhe erëzën e rigonit. Nëse hidhni 2-3 pika vaj rigoni në një gotë me ujë ku keni shtrydhur fillimisht lëng limoni të freskët dhe e konsumoni 3 herë në ditë për një javë do të shihni përmirësime.

-Vaji i kokosit ka qindra përdorime duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve deri tek tiroidet. Ai i sulmon shumë mirë edhe parazitët. Konsumoni 6 lugë gjelle vaj kokosi në ditë për një javë.

-Shafrani i indisë tërheq me ngjyrën por edhe me përfitimet e shumta që ka. Kosumoni shafran me kos ( 5 gram në një gotë kos) çdo ditë.


Shtuar 31.07.2022 20:38