Obama uron Topin për Ditën e Pavarësisë
Pëlqej
Barack Obama
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e Festës së Pavarësisë:

“I dashur zoti President,
Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë urimet e mia më të mira me rastin e 28 nëntorit, Ditës suaj të Pavarësisë.
Obama shkruan në mesazhin e tij se “Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë miq të ngushtë dhe aleatë të lidhur nga detyrimi ynë solemn ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”.

Ne i vlerësojmë dhe përshëndesim përpjekjet e Shqipërisë në drejtim të promovimit të paqes dhe qëndrueshmërisë anembanë botës dhe ndihemi krenarë të shërbejmë përkrah jush në përpjekjen tonë si aleatë në Afganistan.
“Në të njëjtën mënyrë, ju inkurajojmë për reformë të mëtejshme për të përparuar në rrugëtimin tuaj integrues për në Bashkimin Evropian.

Ndërsa vazhdojmë të punojmë së bashku për përparimin e qëllimeve tona të përbashkëta në Evropë dhe më gjerë që nga ruajtja e qëndrueshmërisë në Ballkan e deri te ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë në Afganistan, unë jam i bindur se lidhjet e qëndrueshme mes dy popujve tanë do të forcohen dhe thellohen gjatë viteve të ardhshme.
Sinqerisht,
Barak Obama
Shtuar më 26/11/2010, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori