Obama uron Ramën për 2014-ën: Mirënjohës për bashkëpunimin
Kryeministri Edi Rama publikoi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kartolinën e dërguar nga Presidenti Amerikan, Barack Obama me rastin e ndërrimit të viteve.

"Kartolina me e bukur e këtij janari erdhi e fundit". Kështu shkruan kryeministri përkrah fotografisë së kartolinës së firmosur nga familja presidenciale amerikane.

Presidenti i SHBA-ve i shpreh mirënjohje kryeministrit Rama për bashkëpunimin, ndërsa uron që 2014-ta të jetë një vit i paqtë dhe i begatë. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2014, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori