Nuk ndalet koronavirusi në Itali, vetëm sot u ka marrë jetën 837 njerëzve
Obama uron presidentin Ivanov
Albeu.com
Presidenti amerikan Barak Obama dërgoi letër me urime deri te Gjorge Ivanov me rastin e zgjedhjes së tij për president. “Me kënaqësi të madhe e pres bashkëpunimin tonë të përbashkët për hyrje të Maqedonisë në Aleancën e NATO-s dhe vazhdimin e rrugës drejt integrimit evropian”, thotë Obama në letrën, që e liferoi Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së. “Kombi i juaj tashmë në vepër e tregoi përkushtueshmërinë e sinqertë dhe kontributin ndaj sigurisë së juaj të përbashkët dhe SHBA-ja posaçërisht falënderohet për përkrahjen e Qeverisë Suaj në Irak dhe Afganistan”, qëndron në letrën që presidenti amerikan Barak Obama ia dërgoi persidentit të sapozgjedhur të Maqedonisë, Gjorge Ivanov./lajm/

Shtuar më 24/04/2009, ora 21:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori