Obama letër Ramës: Bashkëpunim për ta çuar vendin drejt BE
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama përmes një letre urimi, uroi dje kryeministrin shqiptar Edi Rama, për detyrën e re në drejtimin e qeverisë së Shqipërisë.



“Jam i prirur për të punuar me ju duke adresuar çështje dhe sfida të botës së sotme.Si aleatë dhe miq, SHBA dhe Shqipëria tashmë kanë ndërtuar një partneritet me interesa të ndërsjellta. Ne jemi mirënjohës për vendosmërinë e Shqipërisë, në angazhimin tonë të përbashkët në Afganistan dhe Siri, sikurse edhe rolin e Shqipërisë për stabilitetin e Ballkanit”shkruan Obama.


Presidenti i SHBA shpreh bindjen se qeveria shqiptare nën drejtimin e Kryeministrit Rama do të punojë në mënyrë konstruktive me të gjitha partitë politike për konsolidimin demokratik dhe ekonomik nëpërmjet reformave, për ta çuar Shqipërinë më afër realizimit të aspiratës së integrimit europian.


“Unë e di që ju si kryeministër do të punoni në mënyrë konstruktive me të gjitha partitë politike për konsolidimin demokratik dhe ekonomik nëpërmjet reformave, duke e çuar Shqipërinë më afër realizimit të aspiratës për t’iu bashkuar Unionit Europian. Ju keni vazhdimin e ndihmës në këto përpjekje. Nën udhëheqjen tuaj unë shpresoj se dy vendet tona do ta thellojnë akoma më shumë parteneritetin tonë të fortë”, shprehet Obama. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori