Panë Real-Barcelona qyl, krimet e Rënda dërgojnë në gjykatë tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qepur dosjen e tre gjyqtarëve të ApelitDurrësit, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv.

Kliton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri u dërguan në vitin 2014 në Spanjë për të ndjekur super ndeshjen Real Madrid-Barcelona me bileta avioni dhe stadiumi falas.

Të gjitha shpenzimet sipas prokurorëve iu hoqën nga biznesmeni Namik Sadiku, i cili gjithashtu është në bankën e të akuzarëve. /alebu.com/
Shtuar më 27/11/2018, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori